Një shpërthim me eksploziv pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë ka vënë në alarm Policinë.
Ngjarja ka ndodhur përballë Liceut Artistik në një dyqan celkularësh, vetëm pak metra larg ambasadës amerikane ndërkohë raportohet se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Raportohet se i plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit i cili shihet edhe në video, shtetasi Gentian Hoxha 26-vjeç. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.
Nga pamjet gjendja e tij duket e rëndë. Ky i fundit ishte punonjës i dyqanit të celularëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Veprimet hetimore janë fokusuar tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të biznesit.