Disa gardianë anglez kanë zbuluar jetën e përditshme brenda një burgu në Britaninë e Madhe, duke zbuluar se si të burgosurit festojnë me pije alkoolike dhe bëjnë ahengje brenda qelive të mbushura me drogë dhe alkool. Disa pamje janë publikuar në rrjete sociale, ku shihen disa të burgosur duke festuar, sikur mos të jenë në burg por në një “house party”.
Dëshmitë më tronditëse janë ato ku të burgosurit shajnë stafin e grave me fjalë ofenduese dhe denigruese, teksa bëjnë sherr me thika brenda ambjenteve të burgjeve.
Një gardian pohoi se stafi vazhdimisht ishte pre e sulmeve të vazhdueshme nga të burgosurit me mjete të sajuara brenda qelive, të cilët thanë se një oficer policie ishte qëlluar me thikë, raporton Daily Mail.
“Të burgosurit drejtojnë burgun. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, dikush do të vritet. Të burgosurit na hedhin urinë në fytyrë. Na pështyjnë. Një oficer u godit me thikë disa javë më parë. Na godasin me grushte, shkelma dhe na pengojnë. Diçka e tillë ndodh çdo ditë”, tha një gardiane për mediat.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se burgu kishte mungesë personeli, që sipas saj kjo ishte bërë “e zakonshme” tashmë. Gardiania tha se po ashtu e zakonshme ishte edhe pjesa që një oficere femër të ishte vetëm me 60 burra, kur duhet të ishin të paktën dy persona në vëzhgim. Firma e sigurisë G4S, e cila është përgjegjëse për sigurinë në burg, këmbënguli se gardiani i cili u tha se ishte therur me thikë mori vetëm “lëndime sipërfaqësore”.