Një stuhi e madhe ka goditur sërish Olunin, e cila ka shkaktuar përmbytje në rrugë, e në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, raportojnë mediat greke.
Mbrojtja civile ka paralajmëruar qytetarët dhe ka njoftuar banorët për stuhinë e ardhshme.
Një tunel i tërë është përmbytur në Selanik. Dëme ka pasur edhe në periferi të Selanikut, në Perea. Dëme janë vërejtur edhe në vende të rrugës për në Halkidiki, kryesisht në Nea Kalikratia. Në ato vende, shumë shtëpi pësuan përmbytje të konsiderueshme.
Shira të dendur dhe stuhi priten të dielën në mbrëmje deri të hënën pasdite në pjesën më të madhe të vendit, thuhet në raportet.