Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se nëse do të vijë në pushtet do ta shkrijë SPAK dhe do të përfundojë në koshin e plehrave.
“Organizata kriminale e skapit të partisë e organizuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës e kryesuar nga Altin Lala do të përfundojë do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë dhe të shoqërisë”, thotë Berisha.
Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku dëgjohet deklarata e Berishës, ndërsa e ka shoqëruar këtë fjalim me foton e një bufi.
Rama në fjalimet e tij të kohve të fundit i referohet Sali Berishës me emrin ‘bufi i kënetës’.