Izraeli ka mbledhur kabinetin e luftës në Tel Aviv pas nisjes së sulmeve me dronë nga Irani. Kabineti po kryesohet nga kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.
Siç konfirmohet edhe nga burime izraelite, Irani nisi sulmin me dronë ndaj Izraelit. Në videot e publikuara nga Reuters, janë pamje të filmuara, e para në provincat perëndimore të Iranit, e dyta në provincën Wasit në Irakun lindor, ku dallohet qartë zhurma e dronëve që kalojnë.
Mbrojtja ajrore e Jordanisë është e gatshme të rrëzojë çdo dron apo avion iranian që shkel hapësirën e saj ajrore, raporton “Times of Israel”.
Po ashtu, autoritetet jordaneze thonë se ushtria është në gjendje gatishmërie të lartë dhe se sistemet e radarëve po monitorojnë aktivitetin e dronëve.
https://rumble.com/embed/v3lm3ej/?pub=4