Rey Manaj ka shkruar historinë në Serbi. Sulmuesi kuqezi i dha avantazhin kombëtares së Shqipërisë në fundin e pjesës së parë, duke ndezur entuziazmin në pankinë dhe në çdo cep të stadiumit ku ndodheshin ata pak tifozë shqiptarë të zgjedhur.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Asllani hodhi një top në zonë. Në rrëmujë e sipër Ajeti nuk godet dot dhe devijimi i mbrojtësit kthehet në një asist për Manaj, i cili me një të djathtë të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë duke festuar me ‘shqiponjë’. Ky ishte goli i 11-të i Manajt me Kombëtaren.
Festa ishte e çmendur dhe plot emocione. Manaj ngriti duart në simbolin e shqiponjës dykrenare, duke u ndëshkuar me kartonin e verdhëe, ndërsa lojtarët dhe stafi shpërthyen në përqafime.
Ky është supergoli i Rey Manaj kundër Serbisë
Elseid Hysaj barazon legjendën Lorik Cana në Kombëtare
93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi.
Serbët fërshëllejnë himnin e Shqipërisë
Në momentin që në stadium po luhej himni kombëtar i Shqipërisë, nuk kanë munguar fërshëllimat nga tifozët serbë.
Gjatë ndeshjes Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac, tifozët serbë hodhën thirrje raciste kundër shqiptarëve si ‘vrite shqiptarin’ apo ‘Kosova është Serbi’. Për këtë ka reaguar edhe Federata e Kosovës e Futbollit, që thotë se do e dërgojë çështjen në UEFA.
Njoftimi i plotë nga FFK:
FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri
Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë.
Në këtë drejtim, FFK do të paraqesë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar që të ndërmerren masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për këto akte të përsëritura, që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit e Kosovës uron Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, një fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, të respektit dhe të barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes.
Ora 00:01
Presidenti Duka i FSHF-së: Fitore e madhe, por kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë 0-1 në Serbi, një sukses shumë i rëndësishëm për rrugëtimin drejt finaleve të “Botërorit 2026”:
“E meritonim fitoren. Goli shumë i bukur nga Manaj. Futbollisti padyshim do mërizitet kur humb. Nuk është kollaj të dalë fjala kur nuk merr rezultatin. Ku ka trajnerë të japi besimin, nëse nuk e meriton. Fitore që na mban në lojë. Që të shkosh në Botëror, duhet të derdhësh shumë djersë.
Kemi bërë gjysmën e rrugës. Anglia është padyshim skuadrë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që fituam, po ashtu një ndeshje që dha nota pozitive për futbollin. Një organizim perfekt. Mikëpritje fantastike nga Federata sebe apo edhe futbollistët e tyre.
Nga këto këndvështrime e kaloi klasës. Masat ishin të rrepta. Padyshim edhe kjo e sotmja ka gjëra për të pëmirësuar, por është për bërë shumë progres.
Ne kemi pranuar të luajmë në këtë stadium dhe e kemi mbështetur në të mirën e futbollit. Ndeshja në Leskovc ishte për t’u mbrojtur nga pikëpamja organizative.
Ata, kohët e fundit kanë pasur disa penalitete. Tani është malorja e vërtetë. Kur menduam se kemi pasur ndeshje të lehtë, kemi vuajtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Djemtë kanë qejft të festojnë”, tha Duka.