U mbyllën ndeshjet e para të grupit B në Champions League. Barcelona ka masakruar PSV-në me rezultatin 4-1. Messi shënoi 3 gola, ndërsa Dembele shënoi emrin në listën e shënuesve.
“Pleshti” ishte magjik në ndeshjen e sotme, pasi shënoi njërin gol më të bukur se tjetri.
Nga krahu tjetër, Interin dhe Spalletin e shpëton kapiteni Mauro Icardi. Tottenhami dominoi ndeshjen dhe shënoi në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll 0-0 me Eriksenin që shënoi në të dytën për 0-1.
Çmenduria e italianëve nisi në minutën e 86′ kur një silurë e Mauro Icardit barazoi shifrat.
Atëherë kur u mendua se do të mbyllej në barazim, Vecino i dha avantazhin dhe fitoren italianëve. “San Siro” shkoi në qiellin e shtatë.