Armando Broja luajti jo pak minuta në ndeshjen mes Chelsea dhe Arsenalit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 64 dhe nisi të lëshonte shkëndija të menjëhershme me driblimet e tij, duke dhuruar spektakël. Por tifozët e masin performancën me golat e shënuara dhe asist e dhënë.
Deri tani, ky lojtari ka mundur të tund rrjetën vetëm kundër Ëolves në atë fitore 3-0, është shumë pak. Para këtij takimi, Sterling do të shprehej se Broja është lojtari më i shpejtë te Chelsea dhe madje se nuk ka konkurrencë.
Megjithatë ajo që ndodhi në një moment të ndeshjes, solli kritika të shumta nga tifozët e Chelsea. Një prej mbrojtësave të Arsenalit do të linte në pozicion jashtë loje Brojën duke bërë një lëvizje më përpara dhe sërish arriti që të shkonte i pari te topi, duke e parakaluar sulmuesin shqiptar.
Këtu futet në fuqi edhe këshilla e dhënë nga Aubameyang, se Armando duhet ta mendojë çdo rast të tillë si të jetë i fundit, nënvlerësimi krijon skena të tillë që nuk janë shumë të pëlqyeshme për t’u parë. Një shprehje popullore për të përshkruar këtë moment është: “Ta rrahësh dhe mos ta lësh të qajë”. /Sport Ekspres/