Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me ironi ndaj akuzave të dala ndaj tij nga selia e Partisë Demokratike.
Përmes një video-je të publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Balla tregon se në datë tetër dhjetor ai ka qenë në Bruksel në Parlamentin Europian, ndryshe nga sa akuzon PD-ja.
Salianji doli sot nga selia e PD-së duke akuzuar Taulant Ballën se ky i fundit ka qenë në shoqërinë e Edmond Begos në këtë datë.
Mirëpo siç shihet nga video-ja dhe faktet e publikuara pak më parë nga deputetja Evis Kushi, deklaratat e Salianjit janë të pavërteta.
PD publikon “video-skandalin” 8 Dhjetor 2014 ora 12.23: Taulant Balla bashkë me Edi Ramën, Monika Kryemadhin, Evis Kushin dhe “krye-kriminelin” Endri Fuga nisen me avion për në Bruksel. Ja pamjet e takimeve me “baronët” e Parlamentit Europian. ”, shkruan Balla.