Vijon të rritet numri i të vrarëve nga sulmi me breshëri armësh në qytetin El Paso të Teksasit, në SHBA.Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave ka kaluar shifrën 20, ndërsa pritet që shifra të rritet akoma. Ndërkohë, raportohet se nga tragjedia janë plagosur edhe mbi 22 persona, mes të cilëve edhe katër foshnje katër muajshe.
I dyshuari për sulmin e tmerrshëm është një djalë 21-vjeçar, por policia ka arrestuar disa persona deri më tani. Mediet kanë publikuar video të reja nga sulmi, që tregon panikun e madh te qytetarët.