Prej të premtes, kur ndodhi aksidenti i rëndë në Fier Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, në rrjetet sociale janë duke u postuar dhjetra video që tregojnë makina luksoze që i bëjnë karshillëk policisë.
Rasti më i fundit vjen nga Hasi, ku disa të rinj me mjet “Mercedez G-Class” nuk i kanë ndaluar postobllokut të policisë që ishte vendosur në qendër të qytetit.
Në mesin e efektivëve të pranishëm, ka qenë dhe shefi i rendit në Has, Zija Laçi, e megjithatë policët kanë qenë të dorëzuar përballë të rinjve, që janë larguar nga vendi i postobllokut.
“A ka mundësi? A ka mundësi?, janë thirrjet që dëgjohen në videon e mëposhtme, dhe duket se përgjigja nuk ka nevojë të thuhet me fjalë