Sherifi i Broward County në Florida të SHBA-ve ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Sipas medias të lidhur me CNN, WSVN, raportohet se 20 perosna kanë mbetur të plagosur.
Të shtënat me armë vazhdojnë, sikurse bëri të ditur policia në Twitter.
Pamjet ajrore të WSVN shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jahstë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë.
Pamjet nga vend-ngjarje treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës duke ulëritur.
Dhjetëra makina policie ndodhejn në vend-ngjarje. /Shqiptarja.com