Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hipur sipër autobotit me ujë tek sheshi “Wilson”, gjatë protestës së opozitës në disa prej rrugëve të Tiranës.
Ai përshëndet protestuesit me dy gishtat lart.
Më pas, atij i është bashkuar edhe Luan Baçi me Nallbatin e Devollit.
Por ata nuk e ndaluan dot policinë, t’i shpërndante.
Megjithëse arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme, në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.
Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.