Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi ka vijuar me momente tensioni kur kanë tentuar të heqin gardhin të përplasen me policinë për të hyrë në bashki.
Në një moment në mikrofon dëgjohet një person që thotë; Merrni bashkinë, hyni brenda!
Në reshtin e parë të protestuesve është dhe Sali Lushaj, ish truproja e Berishës në kohën kur ai ishte president. Nuk mungon dhe Argita me foton e babit, por as çuni i Fariut me shokët e tij, që natën rrinë poshtë ballkonit kurse sot kanë gjetur punë poshtë bashkisë, për të shtyrë orën si të papunë që janë.