Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që mësohet se epiqendra ka qenë në Shijak të Durrësit, ky tërmet është pasuar edhe nga një i dytë më pak i fuqishëm.
Qytetarët kanë dalë të alarmuar në rrugë, të përfshirë nga paniku. Në studiot televizive, emisionet të cilat transmetoheshin live janë ndërprerë.
Një ndër emisionet që ishte live në ato momente, ishte edhe emisioni i mëngjesit në “TCH” i moderatorit Florian Agalliu. Ai ka qenë duke gatuar kur lëkundjet përfshinë studion dhe i frikësuar ka braktisur gjithçka dhe ka ndërprerë transmetimin. Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme materiale nga tërmeti.