Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë, për të cilin kryeministri Edi Rama falënderoi presidentin Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd.
“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë.
Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, theksoi ai.