Nedim Bajrami duket se po kthehet në formën e tij më të mirë te Empoli. Mesfushori shqiptar ishte sërish titullar, së bashku me Ardian Ismajlin, duke u vlerësuar shumë në fitoren 2-0 ndaj Cremoneze. Bajrami ishte protagonist në golin e dytë të shënuar nga Empoli.
1xbetba.com
Pas një kundërsulmi të nisur prej tij teksa gjendej në zonën e ekipit të tij, Bajrami e ul bukur topin dhe më pas niset në zonën kundërshtare. Korridori i gjetur për shokun e skuadrës ishte fantastik, atje ku do të vinte edhe realizimi për të mbyllur historinë e takimit. /Sport Ekspres/