Lugina e Valbonës është mbuluar këtë mes dhjetori nga dëbora.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Lugina e Valbonës, ndërsa ftoi turistët dhe të apasionuarit pas alpinizmit që ta vizitojnë atë.
“Dëbora e Valbonës, ogur i mirë i nisjes së një sezoni fantastik për të gjithë pasionantët e turizmit dimëror”, shkruan Rama.
E shpallur Park Kombëtar në vitin 1996, Lugina e Valbonës është një ndër vendet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Ajo ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit Bajram Curri dhe kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur të Lumit të Gashit.