Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë. Teksa një varkë që transportonte kanabis u përplas në breg, njerëzit vrapuan për të vjedhur drogën.
Në pamjet e publikuara në media shihet policia spanjolle duke bastisur plazhin dhe duke përdorur një helikopter për të përzënë dhjetëra grabitës që përpiqeshin të rrëmbenin kanabis nga varja e trafikantëve.
Bastisja e çuditshme u filmua nga një banesë e afërt në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në Spanjën jugore, më 29 korrik.
Autoritetet spanjolle kishin përgjuar varkën e trafikantëve të drogës të përplasur tanimë në det ndërsa tek po shkonin në vendin e ngjarjes, vendasit mësynë aty për të vjedhur drogën.
Sipas raportimeve, zyra doganore spanjolle kërkoi ndihmën e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kur oficerët e saj u pushtuan nga grabitësit.