LSI duket se po shperbehet. Asaj po i ikin perdite te zgjedhurit ne Keshillat bashkiake. Bashkepunimi LSI-PD edhe pas skandaleve qe kane plasur me lobimin rus, nuk po kaperdihet nga keshilltaret e LSI.
Pas largimeve të këshilltarëve të LSI në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Belsh, Skrapar ditën e sotme në bashkinë e Kurbinit 3 anëtarët e LSI kanë dalë në një deklarat për publikun dhe mediat, ku sqarojnë qëndrimin e tyre.
Ata kane deklaruar se bashkepunimi PD-LSI kunder Shqiperise u tregua dhe me lobimin rus, ku LSI nuk u distancua. Me tej ata theksojne se PS eshte partia qe po e con vendin ne BE.
“Jemi sot për të deklaruar qëndrimin ton, lidhur me mbështetjen e grupit të Partisë Socialiste si e vetmja force politike e cila i shërben ndërtimit të shtetit dhe qytarëve. Investimin ton personal do e transferojmë te PS, ne duam forcimin e shtetit ligjor, vendosjen e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, nuk ka tjetër alternative për qytetarët e këtij vendi” përfundoi njëri prej këshilltarëve.