Chelsea dhe Manchester City barazuan 4-4 për javën e 12-të në Premier League. Në këtë duel u fut edhe Armando Broja për Chelsea, që prej javësh mungonte prej dëmtimit.
Sulmuesi i Kombëtares u hodh në fushë në të 89 minutë nga Pochettino, me 22-vjeçarin që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.
Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj tjetër, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.