Në një moment të ri komik të politikës shqiptare, Eduart Ndocaj, i njohur për stilin e tij të kaubojsit në parlament, është rishfaqur pas konkurrencës që i bëri Sali Berisha së fundi, duke e quajtur veten sherifin e ri në qytet, ndërsa pozonte në video me një kapele të madhe kaubojsi.
Ndocaj, që vetë është identifikuar si “Kaubojsi” i politikës, ka theksuar se një kapelë nuk është mjaftueshëm për të garantuar suksesin në arenën politike.
“Nuk të bën dot fitues një kapele, zoti Berisha. Koherenca të bën fitues,” thotë Ndocaj në Video, ndërsa i kujton atij premtimet e pambajtura ndaj mbështetësve të opozitës dhe lëshimet që ka bërë ndaj qeverisë.