Një incident i ka ndodhur kampionit të botës Lionel Messi pasi është ndaluar në aeroport nga policia kineze në Pekin. Messi udhëtoi për në Kinë ditën e sotme për të udhëhequr shokët e tij të skuadrës në ndeshjen miqësore kundër Australisë më 15 qershor.
Teksa po kalonte në “check-in”, 35-vjeçari u ndalua nga Policia Kufitare Kineze pasi ka rezultuar se ka patur probleme me vizën e Messit.
Sipas raportimeve të medieve, futbollisti legjendar mbante në dorë pasaportën e tij spanjolle e cila nuk kishte vizë kineze, në vend të asaj argjentinase. Messi ndenji rreth 30 minuta më pas çështja u zgjidh dhe ai u largua nga aeroporti.
Pas ndeshjes me Australinë të enjten, Messi dhe Argjentina e tij, fituese e Kupës së Botës “Katar 2022”, do të përballen me Indonezinë ditën e hënë më datë 19 qershor, e cila do të shënojë edhe fundin e sezonit futbollistik 2022-2023 për të.
https://twitter.com/i/status/1667540986132824066