Skena të pabesueshme turme u shpalosën fundjavën e kaluar në Venecia kur filluan karnavalet e famshme. Në videot që janë bërë virale në rrjetet sociale nga vizitorët e Venecias, rrugët duket se janë të “mbytura” me njerëz që mezi arrijnë të bëjnë disa hapa.
“Pse duhet të jetojmë kështu?”, “A duhet të ndalojmë të gjitha ngjarjet që tërheqin turistë?”, “Kjo është një arsye e mirë për të mos shkuar në Venecia”, “Venecia është bërë një kurth turistik” ishin disa nga komentet në video.
Këto pamje vijnë pak javë para vendosjes së taksës 5 euro “hyrje” për turistët në Venecia. Tarifa do të zbatohet për turistët që mbërrijnë në Venecia nga e premtja deri të dielën dhe/ose në festat publike nga 18 prilli deri më 27 korrik. Ata që qëndrojnë në hotele në Venecia përjashtohen nga “tarifa e hyrjes” pasi tashmë i nënshtrohen tarifës përkatëse të akomodimit.
Përjashtime do të ketë edhe për fëmijët nën 14 vjeç, banorët e përhershëm, studentët, punëtorët dhe ata që vizitojnë të afërmit në Venecia.