34 vjeçari shqiptar, Renato Muhaj i cili vrau ish-gruan e tij Suela Saliaj para syve të vajzës doli sot para gjykatës së Floridas nën akuzën e 8 veprave penale.
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të ndërsa i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.
Mediat e huaja shkruajnë se në gjykatë 34 vjeçari nuk shfaqi asnjë lloj emocioni apo shenje pendese për krimin e rëndë që kishte kryer. Pyetje e tij e vetme ishte “A do caktoni avokat për mua?”, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.
Ndër vendimet që mori gjykata ishte edhe që Muhaj nëse ndonjë ditë del nga burgu pas përfundimit të dënimit, të mos ketë kurrë mundësi të shikojë vajzën e tij.
Vrasja ndodhi më 30 janar, ndërsa në dëshminë e saj vajza 8-vjeçare tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe e kishte pyetur të të atin “pse e bëri këtë?”.