Armando Broja është yll botëror dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Pasi shpërtheu me Shqipërinë, sulmuesi ynë është aktivizuar në minutën e 74 të takimit te Southampton në ndeshjen ndaj West Ham duke marrë vendin e Amstrong.
Sulmuesi ka treguar se është i klasit të lartë dhe bëri diferencën në fushë duke prodhuar i vetëm për 16 minuta aq sa Southampton nuk kishte arritur dot që të rrezikonte në tërë ndeshjen. E mbi të gjitha duke ia dalë i vetëm, me cilësitë e tij individuale.
Fillimisht Broja i lë targën kundërshtarit me prekjen e parë të topit duke treguar shpejtësinë e tij dhe aftësitë dribluese. Më pas sulmuesi shqiptar merr i vetëm topin nga mesfusha dhe godet shtyllën nga distanca. Trajneri i Southampton nuk i beson syve dhe “çmendet” pasi ishte nisur që të festonte.
Fati nuk ishte me Brojën që në minutën e fundit fiton duelin në ajër dhe kalon portierin, por Rice i heq topin në vijën fatale duke i anulluar golin. Pas kësaj performance Broja ka siguruar vendin e titullarit ndaj Manchester City në javën e ardhshme, nuk ka dyshime. Tre prekje topi, tre herë i rrezikshëm për rivalin. /Klaudio Ndreca /Sport Ekspres/