Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare ka nisur me himnin kombëtar. Deputetët e Rithemelimit vijojnë me skenarin e kaosit duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave.
Ambasadorët e huaj në Shqipëri i janë bashkuar sot seancës së parë plenare për 2024. Nga lozha e Kuvendit kanë përpara syve grupin e Rithemelimit që është rreshtuar para foltores së Kuvendit duke dhënë një shfaqje të turpshme me kaosin e krijuar.
Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga kaosi në Kuvend. Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.
“Çfarë janë këta, për çfarë i ke sjellë këtu? Nxirri jashtë këta, nxirrni jashtë gardën”- u shpreh Bardhi mes të tjerash pavarsisht se nuk e fërshkëllen askush.