Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh Italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua në Salento.
Rama morri pjesë në këtë event me ekspozitën e tij retrospektive të titulluar “Karakter i fortë, shpirt i butë.”
Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë gjatë stinës së verës në Itali.
Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së kryeministrit Rama, përmes një statusi në rrjetin e tij social facebook, përballë një audience prej 1.7 milion ndjekësish, e ka lavdëruar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik.
Sgarbi shkruan ndër të tjera se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.
Statusi i plotë i Vittorio Sgarbit:
“Në Cilento, në Castellabate, mbrëmë, kemi inauguruar tri ekspozita në kuadër Çmimit “Pio Alferano”.
Një nga këto i është dedikuar Edi Ramës, i cili përveç që është një artist i mirë, që nga viti 2013 është gjithashtu Kryeministri i Shqipërisë.
E shikoj me admirim, sepse është ndër politikanët e pakët që kreativitetin dhe shpirtin artistik e ndërlidh me menaxhimin e përditshëm të pushtetit dhe në përgjithësi ndaj veprimeve të qeverisë.
Nëse sot Shqipëria është një vend më i mirë, kjo është padyshim për shkak të tij.”
Në postimin e kritikut të artit Vittorio Sgarbi, vihen re vlerësime për punën e kryer nga Rama duke e komplimentuar për transormimin e jashtë zakonshëm që ka pësuar Shqipëria në kaq pak kohë.
Por memorjes dhe syrit kritik të italianëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për detaje krahasimore, nuk mund ti shpëtosh.
Ata sjellin në vëmendje ndryshim radikal që ka pësuar Shqipëria e 97’s drejtuar nga Berisha, me atë sot drejtuar nga vizioni i Ramës.
Kontrasti Berisha-Rama
“Shkoj në Shqipëri që prej vitit 1992…i kam parë të gjitha ndryshimet, nga Berisha…Fatos Nano e pastaj sërish Berisha. Dua t’ju rikujtoj kolapsin financiar të viteve 96′-97′, një javë para se të niste përplasja (crack), televizioni shtetëror, domethënë Berisha vetë deklaronte se gjithçka ishte në rregull, pastaj dihet si përfundoi e gjitha.
Ka ende probleme, sidomos në zonat rurale, por vitet e fundit ka pasur ndryshime të ndjeshme.
Une jetoj në Tiranë disa muaj gjatë vitit dhe mund të them që nuk ka për tu pasur zili krahasuar me qytetet Italiane.”– shkruan komentuesi në profilin e Sgarbit.
Përgatiti: Luçiano Golemi/ Lexo.al/