Juristi Romeo Kara ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker erdhi në Shqipëri në 22 qershor 1991 me ftesë të PD-së.
Juristi shkruan së Baker erdhi për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe së pari takoi kryeministrin e kohës Ylli Bufi, ndërsa Berishën e ngatërroi me Karaxhiçin, të cilin e kishte takuar pak ditë më parë në Jugosllavi.
“James Baker erdhi per Shqipërine dhe per shqiptaret.
Saliu diabolikisht njehson Shqipërine dhe shqiptaret me veten e tij dhe tashme na e servir nje vizite te tille historike per shqiptaret, si arritjen e tij personale.
Se pari, James Baker takoi edhe kryeministrin e kohes Ylli Bufi dhe se dyti, Saliun e ngaterroi me Karaxhicin, te cilin e kishte takuar pak dite me pare ne ish-Jugosllavi.
Se treti, miqte personale priten ne shtepi dhe jo ne shesh.
Sheshi ishte dhe eshte shtepia e shqiptareve, jo e double non grates.”, shkruan Romeo Kara.