Kampioni i Botës me Italinë në futboll, që bëri histori në klubin e Milanit, Rino Gatuzo, ka qenë sot në Tiranë, në një vizitë surprizë.
Ishte kryebashkiaku Veliaj ai që ka lajmin, duke ndarë edhe një foto me ish-futbollistin.
“Një surprizë e bukur nga i madhi Gennaro Gattuso – kampion i botës në futboll me Italinë dhe legjenda e Milanit – me të cilin thurëm plot ide të mira për gocat dhe çunat që merren me sport në Tiranë”, shkruante Veliaj në postimin e tij.