Autoriteti i Konkurrencës gjobit Vodafone dhe T-elekom për shkelje të konkurrencës dhe në masën 0,02% të xhiros. Konkretisht Vodafone gjobitet me afro 3 milion lek dheT-elekom 1,8 milion lek.
Këto kompani me fuqi të ndjeshme në treg kanë shkelur konkurrencën, duke mos bërë transparencë për produktet që i ofrojnë konsumatorëve të tyre.
Qytetarët kanë patur ankesa të shumta, lidhur me mënyrën se si tarifohen paketat e tyre të komunikimit celular apo se si konsumohen minutat apo megabite.
Në mars të vitit 2016, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim në tregun e pakicës së celularit dhe kërkoi transparencë, lidhur me mënyrën se si vendosen çmimet e paketave celulare që ofrohen në treg.
Pas këtij hetimi, Autoriteti i Konkurrencës vuri nën monitorim tregun celular dhe iu kërkoi kompanive që të japin detaje për mënyrën se si i vendosin çmimet e produkteve.
Vodafone dheT-elekom kanë neglizhuar kërkesat e Konkurrencës, duke mos qartësuar mënyrën se si tarifohen konsumatorët. Për këtë arsye Autoriteti ka gjykuar që konkurrenca është cënuar, duke marrë masë ndërshuese në formë gjobe, sidomos duke patur parasysh fuqinë e ndjeshme që këto kompani kanë në treg.