Shërbimet e Monitorimit Atmosferik Copernicus janë shprehur se vrima më me e madhe e vëzhguar ndonjëherë në shtresën e Ozonit, e cila ndodhej mbi Arktik, tanimë është mbyllur.
Shkencëtarët dalluan disa shenja të formimit të një vrime të rrallë, në fund të marsit, si pasojë e temperaturave të ulëta në Polin e Veriut.
Shtresa mbrojtëse e Ozonit mbron planetin tonë nga rrezet ultravioletë të diellit, të cilat shkaktojnë kancerin e lëkurës.
Vrima gjigande mund të përbënte një kërcënim për njerëzimin nëse do të zhvendosej në zonat e populluara.
Por të enjten, Copernicus – programi i BE për monitorimin e planetit Tokë – njoftoi mbylljen e saj, që në fakt nuk kishte të bënte fare me uljen e niveleve të ndotjes nga izolimi i COVID-19.
Përkundrazi, një vorbull polare, që zakonisht sjell ajër të ftohtë në rajonet polare, është ndarë në dy pjesë duke i dhënë rajonit të Arktikut një valë relativisht të nxehtë dhe temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë Celcius më të larta se normalisht në këtë kohë të vitit.