Socialistja Eva Dura është ndarë nga jeta në moshë të re. Ky lajm i trishtë ka tronditur miqtë dhe kolegët e saj.
Ajo ishte një nga aktivistet e PS-së në njësinë nr.5 në Tiranë, ku këta të fundit i kanë shprehur ngushëllimet me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste humbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë”, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë.