Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme ka publikuar disa foto të subjekteve që janë mbyllur si pasojë e fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit. Me anë të një shkrim të bërë publik në mediat sociale Rama ka thënë se nuk do të tolerohet askush në luftën e qeverisë kundër informalitetit dhe për ata që cenojnë konkurencën, konsumatorin dhe shtetin.
Rama shkruan:
Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë–Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë–
#ZeroTolerancë–për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit–