Deputeti Ralf Gjoni i ftuar në A2 CNN, deklaroi se fjala e presidentit ku thotë se ka rrezik të ketë përplasje civile në 30 qershor, kjo do të thotë se ditën e zgjedhjeve mund të ketë edhe atentate.
“Fakti që presidenti thotë se ka rrezik të ketë përplasje civile në 30 qershor, kjo do të thotë se ditën e zgjedhjeve mund të ketë edhe atentate. Kjo do të thotë që celula të caktuara, grupe kriminale mund të duan të prishin zgjedhjet. Kjo në një farë mënyre u pranua edhe nga Ministri i Brendshëm.
Kandidatët për kryebashkiakë, ata që bëjnë fushatë janë të rrezikur. Po, ka grupe të armatosura, përfshirë edhe snajpera”-theksoi Gjoni.