Që Shqipëria është vendi i çudirave, mund të sjellim modele, që e konfirmojnë këtë postulat fare mirë. Së fundmi, një histori aspak e zakontë ka ndodhur mes një pronari hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës dhe një turisti kosovar, që kishte ardhur bashkë me familjen për të pushuar në fundjavë.
Turisti kosovar kishte kërkuar për hotel në zonën e plazhit dhe kur e kishte gjetur një të tillë e kishte pyetur për çmimin. Pronari e kishte sqaruar, se për të fjetur tek hoteli i tij 60 euro/nata, duhet të jepte një kapar.
Turisti me të drejt i ka thënë, se nuk kishte asnjë mundësi që prej Prishtinës t’i paguante kaparin hotelit në fjalë dhe ky i fundit e ka mirëkuptuar, duke kërkuar ndjesë për rregullat e hotelit.
Pas dy ditësh, pronari i hotelit e ka kontaktuar turistin duke i thënë se kishte rezervuar tek hoteli i tij, por turisti me të drejtë i ka thënë se kam pronotuar diku tjetër, ku nuk kishte nevojë për kapar. Pas kësaj, pronari i hotelit e ka ofenduar rëndë turistin që e refuzoi vetë.(Foto 2)
Është e vërtetë që “pyll pa derra nuk ka”, por është dhe shumë e vërtetë, se turizmin në vendin tonë e paguan sa frëngu pulën dhe prapë është në pikë të hallit, ndërsa shërbimi në gjendje të mjerueshme, e këtë e tregojnë fare mirë dëshmitë e turistëve të huaj, që largohen të lebetitur çdo vit dhe bëhemi “barcaleta” në vendin e tyre, sikurse rasti më poshtë!/EKSKLUZIVE.AL
Komenti i turistit kosovar L.B:
Pas nji deshire me kalu vikendin ne Shqiperi me familje me ju bashkangjite shokeve te tjere qe ishin atje, deshta me rezervu nji Hotel prej Prishtines, qe mos me u bo telash me gjete dhome kur shkoj atje pasi kam qene edhe me femi te vogel. E pyes Hotel “YLLI I DETIT” , siq shihet edhe ne foto, dhe me thot se ne nuk bejm rezervime nga telefoni sepse duhet nji kapare. E mirekuptoj. E rezervoj diku tjeter ku nuk duhet kapare per nje rezervim.
HOTELI “YLLI I DETIT” me shkruan te premten se a do te vish pasi ke bere rezervim, gje qe nuk eshte bere, i them JO se bera diku tjeter rezervim ku nuk duhet kapare. “Vllau/Motra” nga Shqiperia me shan ne menyren me banale dhe thot se ne Kosovaret jemi RRAC DERRI dhe PAK NA BERI SERBI.
Une kam mjaft miq ne Shqiperi qe me rrespektojne dhe i rrespektoj, duhemi shume. Nuk po i shti me nje thes krejt. Ka shume njerz te mire atje por ka edhe njerz qe pernime HIQ nuk na dojne.