Ilir Meta teksa ka komentuar çmimin e Departamentit amerikan të Shtetit për Ardian Dvronanin, thotë se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë më parë në lidhje me shkeljet që Dvorani ka bërë në krye të KED-së.
I ftuar në emisionin “Frontline” , Meta tha se çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në burg.Natyrisht njeriu i parë dhe që duhet të shkoi në burg vetëm për shkeljen pa ndalim të Kushtetutës ëhtë Ilir Meta, pa u futur në serine e veprave të tjera penale.
Eshtë aq i sfazuar se nuk e di se çfarë është komisioni i Venecias ,i cili gjoja paska lëshuar dy deklarata, kur komisioni nuk lëshon deklarata por është një OJQ europiane këshilluese dhe nuk ka tagrin të urdhëroj apo të kërkoi të zbatohet ajo që ata mendojnë
Por siç duket Meta është rëndë psiqikisht dhe flet vetëm si “trimi i çartur”, herë si prokuror , herë si gjyqtarë, herë si specialist dhe herë si i marrë.
Ja pjesë nga marrëzirat e Ilir Metës nëpër studio ku e ftojnë për ta denigruar:
Meta: Po më habisni dhe po më zhgënjeni! Unë nuk hyj në punët e brendshme të Amerikës sepse e kemi dikë që hyn në punët e brendshme të Amerikës dhe gjithë botës. Nuk habitem edhe për foton që ka bërë si gruaja e Bilalit! Asnjë presje nuk i heq asaj që ka shkruar Presidenti Ilir Meta.
Ky ka bërë shkelje procedurale, ka vonuar procesin. Me këto prova që kemi, nuk kemi gjë. Mënyrën e procedurës i ka bërë të gjitha në shkelje të ligjit për të mbajtur peng procesin. Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në burg. Venecian s’e kam kërkuar unë. Mafia ndërkombëtare janë të gjithë ato duar të zeza.
Kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë hequr pas 5 minutash. Edi Rama e di shumë mirë se nuk impresionohem me atë punë. Sa respekt ka ai për Shtetet e Bashkuara, e dimë. Ua hodhi marrëveshjen. Gruaja e Bilalit e ka procesin të pambyllur atje. U bëra 30 vjeç kryeministër dhe më erdhi një diplomat në emër të Shteteve të Bashkuara për të mbyllur një aferë. Unë i thashë se Shtetet e Bashkuara na kanë mësuar për lirinë dhe demokracinë.
Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Jo si President i Republikës. Ata të mos e gënjejnë se i dalin për zot të prekë votën e lirë.