Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot me 65 vota pro dhe 3 kundër qeverinë teknike, e cila për herë të parë do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi.
Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij organi ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. P
Xhaferi, ka paraqiti para deputetëve sot në Kuvend, politikat që do t’i ndjekë për këto 100 ditë sa do të jetë në krye të ekzekutivit. Ai ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet politika qendrore dhe strategjike të qeverisë së tij.
Teksa, ka vlerësuar me fjalët më të mira kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Xhaferi tha se sot jemi dëshmitare të një dite historike për shqiptarët.
‘Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të një dite historike për ne!’- shkruan Xhaferi.
Talat Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit. Partia shqiptare në koalicionin qeverisës BDI ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zv. ministrave për qeverinë teknike. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ishte e pranishme në sallën e Kuvendit, por nuk votoi për qeverinë teknike.
Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike pas marrëveshjes së vitit 2015 që synonte të pengojë manipulet në zgjedhje, duke emëruar përfaqësues të opozitës në kabinetin qeveritar.
Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski në fjalimin e tij me kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, përkatësisht Kovaçevskit dhe Mariçiqit, Republika e Maqedonisë së Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet duke harruar se MV nuk sheti i Maqedonasve sllav por edhe i shqiptarë si komb shtet formues në Maqedonin e Veriut.
“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciç, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Milloshoski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shndërruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit.
VMRO-ja nuk do ta votoj qeverinë e Xhaferit.
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive.