Eduart Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurbinit për shkak se akuzohet për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.
Ndërkohë Ilir Xhepa është dënuar me 33 vjet heqje lirie. Ai akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt në masakrën e ndodhur në Laç.