Një 38 vjeçar është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës, Fatjon Dervishi ndërroi jetë në spital.
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital” informoi policia e Durrësit pas mesnate (ora 00:30), 27 shtator 2023
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Kjo është vrasja e dytë e shënuar në vend pa kaluar 24 orë.
59 vjeçari Martin (Marku) Bardhi u ekzekutua paraditen e 26 shtatorit, në një atentat të mirëorganizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë u plagosën. Vrasja u shënua përballë komisariatit të Rrëshenit në bar picerinë e viktimës.