Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli kanë reaguar pas vizitës së Bashës në familjen e Agim Buçit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me agresorët që tentuan ta grabisin. Basha bëri thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu i kujton kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Kur ishte ky Lul Basha minister i Brendshem, ne Shqiperi kishte nga 135-150 te vrare ne vit ! Tani numri nuk i kalon 60. Qe kur ka ik ky qe sforcohet te transmetoje dhimbje per nje vrasje, i kemi kursyer shqiptareve te pakten 80 jete njerezish.
Gjejeni po deshet se kur konsiderohet i falimentuar shteti, kur ishte ky lepurushi Saliut minister apo sot ?! Ngushellime familjes Buci ne Kamez ! Ngjarja ishte shume e rende dhe duhen zbuluar autoret nje ore e me pare. Keta vajtoret e politikes rrumpalle, nuk i hyjne dreqit ne pune me!Sepse i bie t’i rikthejme shqiptareve edhe 80 te vrare ne vit qe i mbajne si medalje “trimerie” keta qe aktrojne me jeten e njerezve ! /Pjerin Ndreu
Ndërsa deputeti tjetër i PS, Rakip Suli thotë se nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësinë e tjetrit, dhe fjala e Bashës sot në Kamëz ishte shembull i asaj që nuk duhet të ndodh më.
Shumë i keqardhur për ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëme në Kamëz e cila i mori jetën kryefamiljarit Agim Buci dhe la të plagosur bashkëshorten e tij. Ngushëllimet e mia më të thella familjarëve dhe të afërmve.
E dënoj aktin e tyre me gjithë forcë dhe inkurajoj policinë të identifikojë dhe arrestojë autorët. Nuk mund të bëhet politikë me fakteqësinë e tjetrit, dhe fjala e kryetarit Basha sot në Kamëz ishte shembull i asaj që sduhet të ndodh më.
Jeta e marrë dhunshëm e një qytetari të zakonshëm me motiv grabitje kërkon që ne të solidarizohemi me të gjallët që lë pas dhe inkurajim për të luftuar krimin. /Rakip Suli