Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është sot i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin. Ministri Vasili u pyet nga Vasili lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ngjarje ku mbeti i vrarë Dejvi Kasmi.
Lidhur me këtë vrasje, Xhafaj tha se është arrestuar bashkëpunëtori i ekzekutorit kryesor.
“Është arrestuar bashkëpunëtori i Domart Konajrit. Ka ndaluar bashkëpunëtori ekzekutor kryesor dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë. Ai që ka ndihmuar tashmë është në duart e policisë”, ka thënë Xhafaj në emisionin Neës 24.