Është vrarë me një armë zjarri mbrëmjen e sotme Bernard Sinomati në hyrje të shtëpisë së tij në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Bernard Sinomati, 22 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, klujtojmë se në vitin 2022, gati 2 vite më parë tre persona u shoqëruan për një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit.