Artan Hoxha ka komentuar arrestimet e bëra në Nikël.
Hoxha është shprehur se në Nikël situata ka qenë shumë e rëndë prej vitesh, pasi varrezat e fshatit janë tejmbushur me burra, që rrallë herë kanë pasur vdekje natyrale.
Më tej Hoxha ka bërë me dije se arsyeja e fikjes së dritave në Nikël, para se policia të ndërhynte është bërë për shkak se shumica e banesave në fshat kanë sistem kamerash sigurie dhe kjo mund të ndikonte në nuhajtjen aksionit nga të arrestuarit.
Janë fikur dritat sepse shumica e shtëpive kanë kamera sigurie dhe për të mos i dhënë mundësi atyre që të pikasin gjë, janë fikur dritat”,- u shpreh Hoxha.