Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, deputetja Elisa Spiropali ka bërë thirrje për një fushatë publike për mbledhjen e armëve.
Në një reagim pas ngjarjes së rëndë në Selenicë ku u vranë 8 persona të një familjeje, Spiropali kërkon një ligj të posaçëm për ata që mbajnë armë pa leje si dhe dënim maksimal për vrasësit.
“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”, shkruan Spiropali.