Dy vrasje të bujshme tronditën Europën javët e fundit, mes tyre viktimë e atentatit mafioz ra dhe një shqiptar.
Shqiptari ishte Bledar Muça në Belgjikë, krahu i djathtë i Çapjave të Elbasanit, ndërsa viktima tjetër ishte një dëshmitar që do merrte pjesë në gjyqin kundër bosit të krimit të Ridouan Taghi në Holandë.
Taghi njihet si bosi famëkeq, i arrestuar në vitin 2019 në Dubai dhe përballet me disa akuza për vrasje.
Një pjesë të tyre i ka dhënë si porosi nga qelia. Megjithatë nuk dihet nëse Taghi, ka pasur lidhje me Muçën.
Ebrahim Buzhu, 52 vjeç, i cili njihej edhe si “Kasapi” u gjet i vdekur me një plumb në kokë në makinën e tij të djegur në Cadiz të Spanjës.
Dyshohet se kishte rival pikërisht Taghi-n dhe mësohet se ka dëshmuar kundër tij në polici në vitin 2015.
Buzhu do të ishte një dëshmitar shumë i rëndësishëm në këtë gjyq. Buzhu besohej të ishte rivali i Taghit dhe e kishte denoncuar atë në Polici në vitin 2015. Madje së fundmi ishte mësuar se gjithashtu do të ishte një dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin e tij.
Taghi, së bashku me 16 persona të tjerë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Mocro Mafia” dhe akuzohet për vrasje.