Ndërron jetë pak ditë pasi u vetëplagos me armë zjarri Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili vrau Ariela Muratin, studenten e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te dielen e kaluar, para Fakultetit te Mjekesise, ku Ariela ishte duke ecur me te motren dhe kusheriren kur u ndal ne rruge nga autori Aldison Belulaj i cili pas nje bisede te tensionuar as 1 minute, nxori armen dhe e qelloi me nje plumb ne koke te rene, e me pas u veteplagos ne vendin e krimit dhe ra ne koma. Ai ishte shtruar ne spitalin e Traumes dhe pak dite me pare, mjeket nuk dhane shpresa per te riun, pasi kishte marre demtime te parikuperueshme.