Sali Berisha ngriti akuza të rënda sipas ndaj forcave të rendit, pasi po sipas tij, është qëlluar në drejtim të protestuesve me plumba gome. Këtu edhe në se kandodhur plumbat e gomës përdoren në çdo protestë nëpër botë ndaj elementëve të rrezikshëm dhe nuk kanë asnjë efekt rrezikshmërie, thjeshtë janë neutralizues kur nje punonjësi policie i rrezikohet jeta.
Siç duket shoku Sali harron plumbat e kallashit të përdorura nga ai dhe banitët e tij më 21 Janar ku shumë shpejt do japi llogari për krim shtetrorë të qellimshëm.
Ai doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi.
“Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, çka përbën rrezik për jetën.
Protestuesi Ilir Tushe është goditur nga snajperi pa asnjë lloj motivi. Bledion Nallbati ka marrë hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë.
Unë ju them se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Ilir është goditur me snajper”, u shpreh Berisha.
“Jam goditur në momentet e para që nisi protesta te kryeministria. Isha duke bërë një live në rrjetet sociale në TikTok dhe aty mu errësuan sytë”, tha qytetari në krah të Berishës.






