Një infermier nga Gjermania që po vuan një dënim të përjetshëm për dy vrasje është akuzuar edhe për 97 vrasje të tjera në një spital, thanë prokurorët të hënën.
Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ajo do të bëhet një ndër vrasësit seriale më të mëdha në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.
Infermieri, i identifkuar vetëm si Niels H. është akuzuar për sjellje të qëllimshme të krizave kardiake te pacientët, me qëllim që të “thyej mërzinë e vet”.
Akuzat lidhen me dy spitale ku ai punonte në Saksoninë e Ulët, Gjermani, gjatë një periudhe shtatëvjeçare.
Gjatë gjyqit ai ka pranuar se ka kryer 90 vrasje në kohën kur punonte në spitat Oldenburg dhe Delmenhorst, duke bërë që hetuesit të kryejnë ekzaminime toksikologjike në dhjetra pacientë të tjerë që vdiqën në spitale, shkruan klan kosova.
62 nga këto vrasje thuhet se kanë ndodhur ndërsa ai punonte si infermiere në Delmenhorst midis 2003 dhe 2005, ndërsa pjesa e mbetur ndodhi gjatë punësimit të tij në Oldenburg, midis viteve 1999 dhe 2002.
Në tre raste të tjera që hetuesit konsideroheshin të dyshimta, testet nuk prodhuan prova të mjaftueshme për t’i shtuar ato në fletën e ngarkimit të akuzave.
Policia dhe autoritetet janë duke vazhduar hetimin në lidhje me rastin.