Rripi i Gazës ishte nën bombardimet më të forta që nga viti 2014 të Mërkurën, ndërsa Izraeli lëshoi një stuhi të madhe zjarri në territor në përgjigje të raketave të Hamasit. Numri i të vdekurve nga të dy palët vazhdoi të rritet, ndërsa udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për qetësi.
Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës, lëshoi një deklaratë duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, por një armëpushim i ndërmjetësuar nga KB u refuzua menjëherë nga Izraeli.
Hassan Kaogi, kreu i departamentit të sigurisë së inteligjencës ushtarake Hamas dhe zëvendësi i tij, Wail Issa, kreu i departamentit të inteligjencës ushtarake të kundër-zbulimit, u vranë nga avionët luftarakë izraelitë, tha IDF.
Numri i të vdekurve palestinezë ka shkuar në 36 persona sot në mëngjes, mes tyre dhjetë janë fëmijë.
Pesë izraelitë besohet të jenë vrarë në konflikt, të cilin kryetari i një qyteti të goditur rëndë Izraelit e etiketoi ‘luftë civile’.
Yair Revivo, kryetari i qytetit izraelit të Lod, bëri thirrje për mbështetjen e ushtrisë për të ndihmuar në sigurimin e zonës, duke thënë se “lufta civile” ishte duke shpërthyer ndërsa banorët u përleshën pas funeralit të një arabi të vrarë nga një vendas hebre.
‘Ky është Kristallnacht në Lod,’ tha Revivo, duke iu referuar masakrës naziste kundër hebrenjve gjermanë në 1938.
‘Unë i kam bërë thirrje kryeministrit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Lod. Për të thirrur IDF. Për të vendosur një shtetrrethim. Për të rivendosur qetësinë. ‘Ka një dështim të qeverisjes.